Destani: Shqiptarët duhet t’i bashkojnë forcat rreth ekonomisë (FOTO & VIDEO)

Ekonomia April 21, 2017 - 11:08

Biznesmeni i suksesshëm, Lazim Destani, theksoi në Forumin Ekonomik të prodhuesve shqiptarë i cili po mbahet sot në Pejë, se ekonomia ka nevojë për një fillim të ri dhe më shumë bashkëpunim në mes shqiptarëve.

Lazimi ka përgëzuar organizatorët për mbajtjen e këtij forumi, siç tha ai më shumë rëndësi dhe  i jashtëzakonshëm për ekonomin dhe zhvillimin e saj.

“Rrjeti ynë i bizneseve të diasporës i krijuar para katër viteve në Prishtinë sot shtrihen në 25 shtete. Krijimi, kontakti në mes afaristëve krijojnë fuqi të partneritetit dhe mundësin për t’i bashkuar forcat për të dal e ashpër sot në ekonomin globale”, theksoi Destani.

Ai tha se shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë dhe më shumë se kush do tjetër të ketë bashkëpunim.

“Arsyeja pse them që shqiptarët duhet të kemi bashkëpunim është nga vetë historia e zhvillimeve në trojet tona duke qenë të ndarë në disa shtete dhe të shtypë ndër shekuj”, tha Destani.  

Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, theksoi në Forumin Ekonomik të prodhuesve shqiptarë i cili po mbahet sot në Pejë, se ekonomia ka nevojë për një fillim të ri me vizion strategjik transformues. Kryetari Veseli tha se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia aktualisht përbëjnë vendet me numrin më të madh të të papunëve dhe pikërisht po në këto vende është i shfaqur fenomeni i mungesës se veprimtarive prodhuese. “Derisa konsumojmë maksimalisht produktet e huaja, ne prodhojmë fare pak ose aspak. Të njëjtën kohë kemi papunësinë më të madhe në rajon dhe ndoshta në Evropë, e në të njejtën kohë kemi mungesën më të madhe të fuqisë së kualifikuar punëtorë për tregun e punë”, theksoi kryetari Veseli.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image