OEK me 22 rekomandime për pakon e re fiskale

Ekonomia April 18, 2017 - 12:55

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu gjatë një konference për media ka paraqitur 22 rekomandime, të cilat janë formuluar së bashku me bizneset në vend, e të cilat në fund të muajit do t’i dorëzohen Qeverisë së Kosovës për pakon e re fiskale.

Ai me këtë rast tha se kjo pako fiskale do të gjenerojë rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.