Nesër mbahet dialogu më i madh rreth investimeve në ekonominë e Kosovës

Ekonomia February 27, 2017 - 13:21

Nesër (e marte nga ora 10), do të mbahet Dialogu i Investimeve i cili organizohet nga Këshilli i Investitorëve Evropian i cili ka për qëllim rrjetëzimin e bizneseve.

Pjesëmarrës në këtë dialog të investimeve, do të marrin pjesë kryeministri Isa Mustafa, Shefja e BE-së në Kosovës Nataliya Apostolova, ministrat Blerand Stavileci, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.

Po ashtu pjesëmarrës do të jenë edhe kompanitë më të mëdha në vendin tonë.

Ngjarja organizohet të martën në Swiss Diamond Hotel, shkruan Telegrafi.

Ndryshe Kryetar i Bordit të Këshillit të Investitorëve Evropian, është drejtori ekzekutiv i IPKO-se, Robert Erzin.