Dummer: Punëtorët na zaptuan ndërmarrjen
Disa punëtorë të ndërmarrjes “Ecohigjiena”, nga korriku i vitit të kaluar, po u ushtrojnë dhunë dhe presione të vazhdueshme përfaqësueseve të kompanisë Austriake “Moser Group”. Këta të fundit të lodhur nga presionet e shumta po kërkojnë ndihmë Institucionale për të mbrojtur investimet e tyre në vendin tonë. Investitori austriak tregton se 11 korrik një grup punëtorësh kishin zaptuar kompaninë që ai përfaqëson
Pa mbushur plot katër vjet në Kosovë kompania austriake “Moser Group”, e cila ka investuar më shumë se 1.5 milion euro në modernizimin e kompanisë së pastrimit në komunat e Gjilanit, por edhe në tre komunat tjera të Anamoravës po përballet me dhunë dhe presione nga një grup i punëtoreve, të cilët në vazhdimësi po kanë kërkesa të ndryshme ndaj përfaqësueseve të kompanisë austriake, e cila sipas kontratës me komunën e Gjilanit zoton 51 për qind të aksioneve në kompaninë “Ecohigjiena”.
Ndërkaq pjesa tjetër prej 49% i përkasin komunës së Gjilanit. Përfaqësues të kompanisë austriake po ankohen se nga korriku i vitit të kaluar punëtorët kanë ushtruar dhunë fizike, por edhe presione të shumta ndaj pronarëve të kompanisë, të cilët kanë investuar një pjesë të kapitalit të tyre në vendin tonë. Gerhard Dummer, përfaqësues i kompanisë Austriake “Moser Group” thotë se kur kanë ardhur në fillim ndërmarrjen e kanë gjetur në gjendje shumë të keqe. Sipas tij, atë kohë objekti ishte shumë i vjetruar, ndërkaq në zyrë nuk kishte as kompjuter për të punuar. (Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info )