Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Ekonomia November 29, 2016 - 11:07

Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji Universum, në vazhdën e bashkëpunimeve, sot nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi. Me këtë synohet që studentëve të Kolegjit Universum, t’u ofrohet mundësi për këshilla praktike në Coca-Cola HBC Kosova. Përveç kësaj, Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji Universum do të realizojnë edhe disa projekte të përbashkëta në të mirë të të dyja palëve.

“Në emër të Kolegjit Universum unë jam shumë mirënjohës për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi pas ndër vite me Coca-Cola HBC Kosova. Ndërkaq nënshkrimi i kësaj marrëveshje është edhe zyrtarizim i thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë. Kjo për ne është shumë e mirëpritur, veçanërisht kur kemi faktin që studentët në përgjithësi kanë nevojë për anën praktike, në mënyrë  që të  jenë sa më të kompletuar për tregun e punës”, tha përfaqësuesi i Kolegjit Universum, Uran Rraci.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Coca-Cola HBC Kosova, Kreshnik Sinani, theksoi se “Nënshkrimi i memorandumit të sotëm me Kolegjin Universum, edhe njëherë konfirmon se kemi vizion të qartë për zhvillimin e korporatës në çdo aspekt. Më konkretisht stafi akademik është pika në të cilën jemi duke investuar dhe për këtë po besojmë që një shtytje drejt zhvillimit, do t’a arrijmë përmes bashkëpunimit me Universum-in. Pra studentët e këtij Kolegji jo vetëm që mund të marrin këshilla për punën dhe industrinë nga ne, por ata mund të jenë kandidatë potencial për t’iu bashkëngjitur ekipit tonë të Coca-Cola HBC Kosova”.

Cola-Cola HBC Kosova dhe Kolegji Universum zotohen se zbatimi i kësaj marrëveshje do të jetë frytdhënëse dhe se rezultatet e saj do të shihen shumë shpejtë.  Image