Mustafa: Raporti i BB-së tregon që po punohet në zhvillimin ekonomik

Ekonomia October 26, 2016 - 11:20

Kryeministri Isa Mustafa,  ka thënë se Raporti i Bankës Botërore për të “Bërit biznes 2017”, i cili ka renditur Kosovën në vendin e 60-të tregon se në Kosovë çdo vit po përmirësohet ambienti i të berit biznes. 

“Ka një nderlidhshmëri dhe bashkëpunim të ngushtë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës të cilat krijojnë kushte që bizneset të veprojnë në mënyrë më të suksesshme të rritet efikasiteti dhe efiqenca e institucioneve karshi ofrimit të bizneseve për bizneset dhe po ashtu të rritet siguria e të bërit biznes në Kosovë” ka thënë ai.

Ai shtoi se  është objekti kryesorë të arrijmë progres në zhvillimin ekonomik sepse është qëllimi kryesorë i kësaj Qeverie në rritjen ekonomike, në rritjen e numrit të punësuerëve , në zvogëlimin e varfërisë por edhe krijimin e stabilitetit makro ekonomik dhe stabilitetit buxhetor.

Ndërsa ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se Kosova ka shënuar progres në disa indikatorë. ‘Është bërë progres për fillimin e një biznese ku nga vendi 27 Kosova renditet në 13, në pagimin tatimore nga vendi 77 në vendin e 43 di she tregtia përtej kufjeve nga vendi i 59 në vendin e 51’ ka thënë ajo.

Ndryshe Kosova vazhdon të ngecë në dhënien e lejeve të ndërtimit, marrjes së kredive si dhe furnizimi me energji elektrike. /ZERI/