Përfunduan punimet për ndërtimin e rreth-rrotullimit në magjistralen Obiliq-Prishtinë

Ekonomia October 25, 2016 - 12:07

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me stafin e tij, inspektoi punimet për së afërmi në përfundimin e rreth-rrotullimit në magjistralen Obiliq-Prishtinë,  përkatësisht në rrugën që e lidhë fshati Dardhishtë në magjistralen Obiliq-Prishtinë.

“Pika e zezë e trafikut” siç u quajt nga qytetarët, pjesa e aksit rrugor, në të cilën ka pasur me dhjetëra humbje jetësh, e qindra aksidente si pasojë e gjendjes së keqe të rrugës, tani më është rregulluar.

Trajtimi me seriozitet i të gjitha këtyre probleme është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët.

Tani drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët  do të ndihen të sigurt gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor.

Ditë më parë përfundoi trotuari Subutiq –Orlloviq. Po ashtu, këtij projektit kapital do t’i bashkëngjitet edhe ndriçimi publik, punimet e të cilit kanë filluar.

Image

Image

Image

Image

Image