Kushtëzimet në Ligjin për faljen e borxheve, nuk dhanë rezultate konkrete

Ekonomia July 26, 2016 - 12:28

Ligji për faljen e borxheve është një fuqi në deri në shtator, por rezultatet që janë arrit janë ende në fazën fillestare andaj Ministria e Financave duhet me pas një përgjigje që pas çka pas shatorit. Kështu ka deklaruar Ibrahim Rexhepi drejtor i Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale STRASS në konferencë me temën “Zbatimi i ligjit për faljen e borxheve publike, çka pas datës 3 shtator”, shkruan “Zeri.info”.

Sipas tij,  përmbajtja e ligji ka qenë shume i mirë, mirëpo ai thotë se periudha deri në vitin 2008 nuk nënkupton amnisti fiskale, meqenëse është një falje e borxheve me kushte dhe aj kusht sipas tij, si duket ka qenë një barrë që detyruesit nuk kanë mund të përballojnë edhe për atë efektet nuk janë ato që janë të pritura apo së paku të jetë përmbushja e obligime me një shkallë më të lartë.

Rexhepi ka thënë se pas skadimit të afatit të këtij Ligji, duhet të kërkohen një alternativë tjetër. “Kërkohet një mobilizim i madh si nga ana e kompanive, po ashtu edhe nga një armatë e përmbaruesve për të argëtuar këto borxhe. Argëtimi i menjëhershëm i shumë borxheve do të jetë ‘tërmet’ për qytetarët dhe bizneset”, ka thënë Rexhepi.

 Ndërsa Agim Dibrani nga Ministria e Financave ka thënë se ligji është ndër më të mirët të mundshëm, kapital dhe praktik.

Agim Shahini kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve ka thënë se ky është ligji nuk i ka arritur efektet e veta, pasi që ligji ju ka ke qenë i kushtëzuar. Ai tha se AKB-ja i ka dërguar ministrisë sugjerimet që të hiqen kushtëzimet por që sipas tij nuk janë marr parasysh.  Ai tha se bizneset private nuk kanë borxh të madh në krahasim me organizmat publik. Po ashtu pjesa më e madhe e borxheve sipas tij, është në pjesën veriore, por që asgjë nuk është bërë në këtë drejtim nga Ministria e Financave./Zeri/.