BERZH financon me 5 milion euro NLB Bankën për të mbështetur tregun në regjion

Ekonomia July 25, 2016 - 10:01

BERZH ka filluar bashkëpunimin me një bankë të re në Kosovë, NLB banka Prishtina me një kredi 5 milion euro në kuadër të Programit për lehtësim e Tregut të BERZH-it (TFP). NLB banka në Prishtinë do të përdorë programin për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për tregtimin financiar përtej kufive të vendit.   Ky është bashkëpunimi i parë u BERZH-it me NLB Prishtinën.

Projekti është nënshkruar gjatë një vizite të Presidentit të BERZH-it Suma Chakrabarti, në Prishtinë. Me ketë rast ai tha se “ Integrimi i ekonomik përtej kufijve vendorë është njëra ndër strategjitë prioritare të BERZH-it dhe posaçërisht tregut për tej kufijve vendorë është me rendësi për Kosovën dhe regjionin e Ballkanit perëndimorë. Jam i lumtur që po fillojmë bashkëpunimin me NLB Banka Prishtina për ketë qëllim” ka thënë ai.

Edhe Albert Lumezi kryetar i bordit të NLB-së ka thënë se “Përmes kësaj marrëveshje TFP, banka do të këtë mundësi për të bashkëpunuar me më shumë banka korrospodente, e cila do të ja mundësojë klientëve tanë të fitojnë ekspertizë ne tregje të reja dhe të ndërtojnë marrëdhënie me homologë e tyre në mbarë botën” ka thënë ai. 

NLB Banka është pjesë e grupit NLB në Slloveni, bankat e të cilit grup tashmë bashkëpunojnë me BERZH-in në regjion. NLB është banka e tretë më e madhe në Kosovë për nga shuma bilancore dhe operon në gjithë territorin e Kosovës me nënë filiala dhe 37 ekspozitura. NLB Prishtina ju shërben klientëve të ndryshëm nga korporatat dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e deri tek klientët privat.

Rrjeti TPF i BERZH-it përmban mbi 800 banka dërguese dhe mbi 100 banka pranuese në 20 shtetet ku operon BERZH-i. Në shtetet me sistem bankar të zhvilluar, partneritetet e tilla mes bankave lokale dhe të huaja, ja mundëson subjekteve juridike të realizojnë operacione të rëndësishme siç është importi i paisjeve të prodhimit.

Përveç linjës së kredisë 5 milion euro për financim të tregut, programi për lehtësimin e tregut nga BERZH-i do ti ofroj NLB Bankës Prishtinës asistencë teknike dhe trajtim të avancuar.

Përfshirë këtë projekt, BERZH-i ka investuar 203 milion euro në 49 projekte në Kosovë. Fuqizimi i integritetit regjional është njëri nga tri projektet kyçe të BERZH-it në kuadër të strategjisë afat mesme të bankës që ka për qëllim tendencën e rritjes në shtetet ku operon, për të promovuar integritetin regjional dhe të adresoj sfidat globale dhe regjionale. Përmirësimi i Lidhjes dhe integritetit regjional do të emërohet si njëri nga prioritetet kyçe të strategjisë së BERZH-it për strategjinë shtetërore të Kosovës. /ZËRI

Image