Histori e padëgjuar, Thaçi tregon se si bashkë me Adem Jasharin kishin sulmuar forcat serbe në Skënderaj

Histori e padëgjuar, Thaçi tregon se si bashkë me Adem Jasharin kishin sulmuar forcat serbe në Skënderaj

Dosier March 18, 2024 - 10:56

Është folur shpesh mbi raportet mes ish-drejtorit politik të UÇK-së Hashim Thaçit dhe komandantit legjendar Adem Jasharit.

Madje oponentët e ish-presidentit e kanë cilësuar të edituar një foto, ku Thaçi është bashkë me Adem Jasharin.

Në fakt të dhënat e publikuara në librin “Shteti i ri, burrështetasi modern” tregojnë se Thaçi dhe Adem Jashari janë njohur dhe kanë bashkëpunuar mes vete qysh në fillim të viteve ’90.

Në këtë libër Thaçi flet për kohën e shkollës së mesme, kur ai e admironte atë që më pas do të bëhej komandant.

“E admiroja atë që kur isha në shkollën e mesme, ishte i veçantë për mua”, thotë Hashim Thaçi në këtë intervistë dhënë për dy gazetarët, Boger Boues dhe Suzy Jager – autorë të librit “Shteti i ri, burrështetasi modern”.

Pos të tjerash, në këtë libër Thaçi, që tash ndodhet në Hagë, ka treguar edhe për një sulm që bashkë me Adem Jasharin ua kishin bërë forcave serbe.

“Pas kësaj ne takoheshim vetëm në fshehtësi, gjatë kohës që isha prorektor i studentëve, për të diskutuar seriozisht si të organizonim rezistencën nëpër qytete. Gjatë protestave e pashë për herë të parë Adem Jasharin, të armatosur deri në dhëmbë e së bashku hodhëm koktejmolotovi mbi automjetet e armatosura të serbëve”, tha Thaçi.