Kënga për Kosovën që përloti miliona njerëz në mbarë botën

Dosier February 21, 2018 - 10:39

Në vitin 1999 e tërë bota ishte solidarizuar me tragjedinë e kosovarëve.

Ishte grupi "Kelly Family" që bëri këngën “Children of Kosovo”, një këngë që kishte pushtuar majat e top-listave në shumë vende të botës.

“Children of Kosovo” ishte njëra prej këngëve që kishte pushtuar shumicën e ekraneve të kanaleve të muzikës në botë pas bombardimeve të Serbisë.

Kjo këngë ishte shndërruar në hit në shumicën e vendeve nëpër botë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga vjen edhe grupi.

Por, e çuditshme është se asnjëherë Kosova nuk u kujtua për të ftuar për një koncert këtë grup, edhe pse fama e tyre është më e madhe në Evropë se në SHBA.