Dosier

Kënga për të cilën shqiptarët e Kosovës dënoheshin me burg nga Serbia

Kënga për të cilën shqiptarët e Kosovës dënoheshin me burg nga Serbia
15 shkurt 2018 • 14 : 58

Janë të shumtë shqiptarët e Kosovës të cilët gjatë viteve të 80-ta janë dënuar me burg vetëm nëse kanë dëgjuar këtë këngë

Janë të shumtë shqiptarët e Kosovës të cilët gjatë viteve të 80-ta janë dënuar me burg vetëm nëse në veturë apo shtëpi u është gjetur ndonjë kasetë me këngën e Gëzim Nikës – “N’Dardani bjen nji tupan”.

Veç burgut, të njëjtit për këtë këngë edhe janë rrahur e maltretuar fizikisht e psiqikisht, pasi kënga ishte futur nga regjimi serb në listën e këngëve “nacionaliste” e cila sipas pushtetit okupator nxiste irredentizmin tek shqiptarët e Kosovës.

Gëzim Nika është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar, i lindur në Tropojë.

Vitin e kaluar u festua 35 vjetori i karrierës muzikore të Nikës. /KlutPlus/

© zëri.info