Video e rrallë e luftës në Kosovë

Dosier January 11, 2018 - 11:58

Një vide e publikuar në rrjetet sociale, e që është incizim i agjencisë “AP”, shihet se më 28 janar të vitit 1999, qytetarët e Podujevës ia kishin mësyrë maleve për të ikur nga ushtria paramilitare serbe, transmeton “Zeri.info”.

Në këtë video të “AP”-së, shihet se si ushtarët e UÇK-së të veshur me rroba civile mbronin tokat dhe qytetarët e tyre.

Po ashtu, këtu shihet se si qytetarët në qiell të hapur kishin ngelur në mal dhe nuk kishin se nga të shkonin nga ushtria paramilitare serbe, transmeton “Zeri.info”.

Duke ikur nga ushtria serbe, qytetarët mezi arrinin që t’i ndihmonin fëmijëve, pleqve e grave që të iknin në mal për shkak të motit të ftohtë.

Për më shumë, shikojeni këtë video: