Foto e rrallë e presidentit Thaçi

Dosier December 21, 2017 - 15:07

Fotografi i njohur kosovar, Haziri Reka, së fundmi e ka publike një fotografi të presidentit Hashim Thaçi e cila deri më sot nuk është parë.

Bëhet fjalë për fotografinë ku presidenti Thaçi shihet duke protestuar, transmeton ‘Zëri.info’.

Fotografia bardhezi duket se është dikur rreth viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, shkruan lajmi.net.

Thaçi i cili mban një pankart në duar duke protestuar shihet pas Hazir Rekës. Autori i kësaj fotografije Reka ka shkruar: “Para luftës shpinën e kisha të sigurt…”.

Ndryshe, presidenti Thaçi para përfshirjes në UÇK-së, ku njihet edhe si bashkëthemelues, ka qenë pjesëmarrës aktiv në organet e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës. /Zëri.info/Image