Video e rrallë, Hamëz Jashari duke kënduar: Drenicë ta falsha djalin

Dosier November 02, 2017 - 12:18

Në familjen e Jasharëve që ranë heroikisht në luftë, përveç si luftëtarë janë njohur edhe për fushën kulturo-artistike.

Në një video të para 30 viteve, shihet një nga anëtarët më të vjetër të familjes Jashari, Hamëz Jashari, duke kënduar bashkë me këngëtarin e njohur Ilir Shaqiri këngën “Drenicë ta falsha djalin”.

Hamza në atë kohë ishte pjesë e shoqërisë kulturo-artistike “Drenica”, e cila vepronte në Skenderaj, shkruan Magazina.al.

Nga kjo video e studios “ABC”, shihet se Hamza pos trim i madh ka qenë edhe një artist i lindur, i cili këngën patriotike e zëvendësoi me armë ku ra heroikisht për Kosovën bashkë me familjen e tij.

Kjo është videoja e rrallë të Hamëz Jasharit: