Dosier

Enver Hoxha: Kundër italianëve luftuan 15 mijë vullnetarë!

Enver Hoxha: Kundër italianëve luftuan 15 mijë vullnetarë!
21 gusht 2017 • 23 : 47 foto • zëri.info

Edhe një provë tjetër që angazhimi ushtarak italian në 7 prill 1939 u përplas sigurisht me heroizmin e popullit shqiptar, por mbi të gjitha në rezistencën e organizuar të ushtrisë dhe të xhandarmërisë shqiptare, trajnuar nga anglezët.

Një dosier mbi Konferencën e paqes me Italinë në Paris, 1946 që trajtonte rolin e Enver Hoxhës atje, si dhe disa botime tonat mbi rezistencën e mbretërisë shqiptare kanë krijuar polemika tek lexuesit. Ne sollëm dëshmi se Italia hasi një rezistencë të fortë dhe të organizuar të ushtrisë dhe mbi të gjitha të  xhandarmërisë shqiptare.

Ka disa fakte kyçe që tregojnë se rezistenca ndaj Italisë fashiste ishte organizuar nga shteti, përkatësisht nga Mbreti dhe administrata e tij.

1. Mbreti Zog u largua nga Shqipëria në 9 prill 1939 dhe jo në 7 prill.

2. Ushtria dhe xhandarmëria shqiptare reaguan në mbrojtje sipas një plani masash të përgatitur më parë. Pavarësisht sabotimit të një pjese të madhe të instruktorëve italianë dhe dezertimit të komandantëve apo ushtarëve të caktuar, ushtria shqiptare rezistoi. Aq e vërtetë është kjo sa në Durrës, pushtuesit italianë organizuan deri në 7 sulme dhe numri total i trupave italiane arriti në 100 mijë vetë me 400 aviona !!! Dhe megjithëse pushtimi fillloi në mëngjesin e 7 prillit, ora 4.30, vetëm në 9.30 të datës 8 prill ushtria italiane mbërriti në Tiranë.

3. Nëse ushtria dhe xhandarmëria nuk do të kishin reaguar me urdhër, atëhere si reaguan ? Spontanisht ? Kush i komandonte ata ?

4. Nëse ishin vullnetarë si thoshte Enver Hoxha, kush i organizoi vullnetarët ? Shoqëria civile? Jo, se nuk ekzistonte. Komunistët ? Jo, se ishin të dobët dhe ende nuk ishin kundër pushtimit italian. Atëherë ? Kush ?

5. Nëse pushtimi ishte dhuratë për Italinë, pse gjithë faqet e para të gazetave më të mëdha të Europës flisnin për rezistencë heroike të shqiptarëve ? A mund të paraqisnin si të mirëqenë rezistencën shqiptre kur në fakt, Zogu ja dha sipas grekëve, vullnetarisht pushtetin pushtuesve ? Po, Kurora ju dhurua Viktor Emanuelit prej një grupi të madh parlamentarësh dhe ministrash të mbretërisë, por këta nuk ishin me Zogun. Këtë argument e përdorin vetëm ekspertët italianë të asaj kohe, por dhe Greqia për ta quajtur si kalim legal pushteti dhe dhurim të tij.  Edhe Enver Hoxha nuk përdori këtë argument, por ama foli për vullnetarë dhe jo për trupa ushtarakë.

*Pse  Enver Hoxha nuk foli për trupa ushtarakë  ndërsa gjithë shtypi botëror flet për rezistencë të tyre? Sepse nëse Enver Hoxha do të fliste për trupa ushtarakë, atëherë do t’ ja jepte meritat paraardhësit. Ushtarakët kishin një komandë të centralizuar. Mbreti vetë nuk i mbathi opingat, por drejtoi rezistencën në një mënyrë ose në një tjetër. Ditari i ndihmësit të tij Hysen Selmani e tregon këtë dhe deri më tani nuk është kundërshtuar nga askush !

E vërteta është e kundërt : Mbreti rezistoi dhe kur pushtuesit përparuan shumë, iku nga vendi, pas një vendimi në këtë drejtim të qeverisë dhe parlamentit në mbledhje të përbashkët.

Në favor të kësaj teze vjen dhe ky pasazh nga gazeta franceze  Ce Soir, 9 prill.

Agresioni italian vazhdon : i nisur dje në mëngjez, me 400 avionë,170 anije, 500 tanke dhe efektivë që do të mbërrinin në fund të ditës në 100 vetë, sulmuan njëkohësisht, nga Veriu në ug, në 4 portet, e Shëngjinit, Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, ai do të përplasej me rezistencën e vendosur të trupave dhe civilëve shqiptareë. Në Shëngjin, dhe në Durrës, sulmuesit u kthyen mbrapsh disa herë.

Në mbrëmje megjithatë, informacionet shqiptare bënin me dije se të katër portet, kishin rënë në duar të armikut dhe se rezistenca vijonte në brendësi të vendit.

Bombardimet ajrore kishin rrënuar plotësisht Shëngjinin, Durrësin, dhe Lezhën..

Në mbrëmje, trupat italiane që kishin përparuar në Veri deri në linjat e lartësive të Kakarriqit, ishin detyruar të zmbrapseshin si pasojë e kundërsulmeve shqiptare deri në Shëngjin.

Duket se trupat e zbarkimit italian, në Durrës, që komandonte gjeneral Guxoni, kishin mundur të përparonin gjatë natës, megjithë rezistencën e trupave shqiptare, xhandarëve dhe fshatarëve të armatosur që e kishin mbrojtur terrenin metër për metër.

Në mbrëmje, agjencia Stefani siguronte se italianët kishin mbërritur në 15 kilometrat e para larg Durrësit, deri në lumin e Shijakut,..

Sot në mëngjez, (8 prill), agjencia zyrtare italiane  njoftonte se trupat italiane kishin mundur të hynin në orën 9.30, në Tiranë….Image

dhe gazeta Le Temps, flet për rezistencë të organizuar, për alarm ndërkombëtar kundër pushtimit.(Përgaditur nga Mentor Nazarko -Konica.al)

© zëri.info