Zbulohet plani i frikshëm sekret i Izraelit gjatë luftës së Lindjes së Mesme

Dosier June 06, 2017 - 12:04

Izraeli kishte një plan sekret për të hedhur një bombë bërthamore në Gadishullin Sinai të Egjiptit në rast se do të përballej me humbje gjatë luftës së vitit 1967 në Lindje të Mesme, sipas disa dokumenteve të reja të publikuar sot.

Kombi i rrethuar kishte planifikuar që ta hidhte bombën bërthamore në maje të një bjeshke në Gadishullin Sinai si paralajmërim ndaj forcave egjiptiane dhe arabe me shpresën se do t’i frikësonte dhe t’i bënte që të tërhiqeshin, transmeton Express.

Ky zbulim mund ta minojë politiken dekadeshe të gjatë të Izraelit për dykuptimësi bërthamore.

Por, ai operacion nuk u krye kurrë, pasi që Izraeli i mposhti plotësisht armiqtë e vet brenda gjashtë ditëve.

Ky plan i rastisem ishte quajtur “operacioni i fundit të botës” nga Itzhak Yaakov, një gjeneral i pensionuar i brigadës, i cili ishte shef i zyrës ndërlidhëse mes ushtrisë së Izraelit dhe industrive të mbrojtjes civile, përfshirë atyre që po e mbikëqyrnin projektin bërthamor.

“Kur e ke një armik, dhe ai thotë se do t’ju hedhë në det. Ju i besoni,” ka thënë Yaakov.

“E si ta ndalni këtë armik? Duke e frikësuar. Nëse ke diçka me të cilën mund ta frikësosh armikun, frikësoje,” ka thënë ai.

Distanca e zonës ku do të hidhej bomba nga qendrat egjiptiane të banimit dhe madhësia relativisht e vogël e bombës, tregojnë se plani ishte i dizajnuar për të përçuar mesazh për përmbajtje dhe jo për të shkaktuar dëme të mëdha./Express/