Kėngėtarja qė lotonte e qė frymėzoi ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė (VIDEO)

Kėngėtarja qė lotonte e qė frymėzoi ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė (VIDEO)

SHPËRNDARJE

24 Mars 2017 • 20:48 •

Kënga ka një tekst të fuqishëm kundër luftës, hegjemonizmit e pastrimit etnik, diçka që po ndodhte në Kosovë.

Para pak ditësh, KultPlus solli një shkrim mbi këngëtaren shqiptare Luljeta Kuraja, e cila gjatë kohës së luftës realizoi një këngë si thirrje për shpëtimin e Kosovës nga lufta që Serbia po e zhvillonte në territorin e Kosovës.

Luljeta Kuraja solli “Don’t Let Kosovo Cry”, një këngë e fuqishme që bënte thirrje për intervenimin e botës dhe ndërkombëtarëve në një luftë e cila po i ndodhte një vendi të vogël si Kosova, vend i pafuqishëm për një revansh ndaj politikës serbe.

Luljeta solli këngën me lot në sy, e fuqishme, kjo për ti treguar botës se fëmijët e Kosovës duhet të rriten në paqe dhe se bota duhet të reagojë.

Kënga ka një tekst të fuqishëm kundër luftës, hegjemonizmit e pastrimit etnik, diçka që po ndodhte në Kosovë. / KultPlus.com