Januzaj: E bëmë historinë, krenar që luaj për Belgjikën!

Botërori 2018 July 15, 2018 - 20:30

Adnan Januzaj ndihet mjaft i lumtur për medaljen e bronztë që e fitoi me Belgjikën në “Rusia 2018”, shkruan Zeri.info.

Futbollisti istogas u bë vetëm shqiptari i dytë që e fiton të bronztën e Kampionatit Botëror pas Ardian Koznikut, i cili e kishte bërë një gjë të tillë 20 vjet më parë, respektivisht në vitin 1998.

“Ne e bëmë historinë sot. Ne jetojmë për kësi lloj momentesh”, ka shkruar futbollisti i Real Sociedadit në rrjetin social, “Instagram”.

Januzaj u paraqit vetëm në një ndeshje në Botërorin që përfundoi të dielën. Ai luajti titullar ndaj Anglisë në fazën e grupeve dhe ia doli ta shënonte golin e fitores 1:0, një gol spektakolar.

Ndërsa, në ndeshjet tjera qëndroi në bankinë.

Sidoqoftë, ai ndihet krenar që ishte pjesë e kontingjentit belg, i cili u prit si hero me t’u kthyer në atdhe.

“Edhe pse kemi humbur në gjysmëfinale, kemi marrë shumë gjëra pozitive nga ky eveniment. Unë jam krenar që luaj me këtë ekip të madh dhe që jam pjesë e këtij stafi. Faleminderit fansa për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. E vlerësoj shumë këtë. Shumë dashuri për ju”, ka përfunduar Januzaj. /Zëri/

Të rekomanduara