Franca, kampionia e re e botës

Botërori 2018 July 15, 2018 - 18:54
Detajet

Franca është kampionia e re e botës pas fitores 4:2 ndaj Kroacisë në finalen e Kupës së Botës, shkruan zeri.info

Francezët e filluan mjaft mirë dhe kaluan të parët në epërsi në minutën e 18-të falë një autogoli të Mario Mandzukicit.

Image

Por, kroatët nuk vonuan dhe u kundërpërgjigjën duke shënuar golin e barazimit përmes Ivan Perisicit në minutën e 29-të.

Image

Sidoqoftë, francezët u kthyen përsëri në epërsi shtatë minuta para përfundimit të pjesës së parë me golin e realizuar të Antoine Griezmannit nga penaltia.

Image

Ekipi i Didier Deschamps vazhdoi me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë duke shënuar edhe golin e tretë galë një goditje të saktë të Paul Pogba (59’) jashtë zonës së 16 metërshit.

Image

Ndërsa, për golin e katërt të francezëve u përkujdes Kylian Mbappe, i cili shënoi në minutën e 65-të.

Image

Kroatët arritën që ta ngushtonin në 4:2 epërsinë e francezëve përmes golit të Mario Mandzukicit, i cili e shfrytëzoi një gabim trashanik të portierit Hugo Lloris në minutën e 69-të për të shënuar edhe golin e fundit në këtë takim.

Image

Për Francën ky është titulli i dytë i Kupës së Botës, pas atij të fituar në vitin 1998./Zëri

Të rekomanduara