Era Istrefi ‘çon’ në këmbë Rusinë!

Botërori 2018 July 15, 2018 - 16:47
Era Istrefi ngjitet në skenën e madhe të Kampionatit Botëror në Rusi

Era Istrefi, këngëtare nga Kosova e njohur për vendasit e saj pothuajse me të gjitha këngët e publikuara, për publikun ndërkombëtar u bë e njohur me këngën “BonBon”.

Era Istrefi përkrahë emrave të njohur Will Smith dhe Nicky Jam, sapo është ngjitur në skenën e madhe të Kampionatit Botëror, në stadiumin Luzhinki në Moskë të Rusisë.

Zëri i saj së bashku me dy zërat e këngëtarëve të tjerë sapo është dëgjuar nga 3 miliardë njerëz të cilët kanë mbushur të gjitha këndet e stadiumit.

Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, pak para se të nis ky kampionat, publikuan këngën “Live it Up”.

Kënga u lëshua përgjatë gjithë kampionatit, e jo vetëm në Rusi atje ku edhe u mbajt sivjet, por në gjithë botën.

Zëri i shqiptares u dëgjua e stërdëgjua sa e sa herë në Kampionat, por sot pikërisht në Rusi, në stadiumin Luzhinki në Moskë, zëri i këngëtares nga Kosova, jehoi para një numri të jashtëzakonshëm të njerëzve që ishin mbledhur në stadium. / KultPlus.com

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

Të rekomanduara