Adnan Januzaj nuk përmbahet – Ja çfarë foto e postoi ai

Botërori 2018 July 14, 2018 - 19:24
Lexo detajet

Pas Ardian Koznikut, i cili kishte fituar medaljen e bronztë në kampionatin Botëror të vitit 1998, si pjesë e kombëtares së Kroacisë, 20 vjet më vonë, Adnan Januzaj si pjesë e kombëtares belge është pjesë e ekipit që mundi Anglinë në ndeshjen për vend të tretë dhe mori medaljen e bronztë.

Januzaj ka shënuar gol në fitoren e parë në këtë botëror që e kishte arritur Belgjika ndaj Anglisë, në fazën e grupeve.

Sot Belgjika fitoi 2:0, por Januzaj nuk u aktivizua. Sidoqoftë, për shfaqjen e tij në këtë botëror, golin e shënuar dhe të gjithë përpjekjet që të kthehet në formën më të mirë si pjesë e Belgjikës, Januzaj u nderua me medalje të bronztë, që është pa dyshim arritja e tij më e madhe në karrierë.

Image
Të rekomanduara