Botërori 2018

Familja mbretërore angleze i ka nja dy llafe për lojtarët!

Familja mbretërore angleze i ka nja dy llafe për lojtarët!
12 korrik 2018 • 16 : 28

Rrugëtimi i Anglisë në Botëror u ndal në gjysmëfinale nga Kroacia, e cila fitoi 2:1 pas vazhdimeve, shkruan Zeri.info.

Harry Kane me shokë u dëshpëruan shumë pasi e kishin mundësinë të shkonin në finale, e cila u mungon nga viti i largët 1966.

Mirëpo familja mbretërore angleze i ka arsyetuar futbollistët, që e dhanë maksimumin në “Rusia 2018”.

“Tifozët anglezë mund të jenë të dëshpëruar në këtë moment, por ne mund të jemi më shumë krenarë me këtë skuadër dhe duhet ta mbajmë kokën lart. Rrugëtimi në Botëror ka qenë madhështor, na ka dhuruar diçka në të cilën besojmë. E dimë se e ardhmja e kësaj skuadre mund të na dhurojë gëzime të tjera”, ka shkruar familja mbretërore angleze.

Anglia do të luajë të shtunën ndaj Belgjikës, në kërkim të medaljes së bronztë. /Zëri/

© zëri.info