Koha për ndryshime te Zvicra, në mesin e 'pensionimeve' ka edhe shqiptarë!

Botërori 2018 July 05, 2018 - 10:21

Mediet zvicerane shkruajnë se te Kombëtarja zvicerane është koha për ndryshime, shkruan sot gazeta Zëri.

Magazina “Blick” e ka vënë në dyshim vazhdimin e punës së trajnerit Vladimir Petkoviç, por edhe të veteranëve si Stephan Lichtsteiner (34 vjeç), Valon Behrami (33), Blerim Xhemaili (32), Gelson Fernandes (31) e Johan Djourou (31).

Mbetet të shihet nëse ata do të vazhdojnë të luajnë me helvetikët ose jo.

Behrami ka thënë megjthatë se e ndien se ende mund të japë kontribut për të Kuqtë. /Zëri/

Të rekomanduara