Kështu i falënderon Xherdan Shaqiri krejt tifozët që e mbeshtetën!

Botërori 2018 July 04, 2018 - 13:43

Xherdan Shaqiri u është falënderues dhe mirënjohës krejt tifozëve që e mbështetën atë dhe Përfaqësuesen e Zvicrës gjatë Botërorit 2018, shkruan Zeri.info.

Ylli kosovar bëri paraqitje pozitive me Helvetikët krahas tre futbollistëve tjerë shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Granit Xhaka, ndërsa ia doli të shënonte gol të rëndësishëm ndaj Serbisë në fund të ndeshjes.

Zvicra e bëri një fazë të grupeve fantastike, por u mposht dje nga Suedia në të tetën e finales.

“Një falënderim i madh për krejt fansat nga mbarë bota për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë Botërorit”, ka shkruar Shaqiri në “Instagram”, duke ia përcjellë këtij shkrimi një fotografi ku shihen shumë tifozë zviceranë duke e shikuar ndeshjen dhe vetë fytyra e Shaqirit në ekranin gjigant.

Ai ndihet krenar me paraqitjen e ekipit dhe uron për suksese në evenimentet e ardhshme. /Zëri/

Image

Të rekomanduara