Merr fund eksperienca e Zvicrës me shqiptarë në Botëror

Botërori 2018 July 03, 2018 - 17:53

Ka marrë fund eksperienca e Zvicrës me shqiptarë në Kampionatin Botëror të futbollit, shkruan Zeri.info.

Helvetikët janë mposhtur nga Suedia me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e vlefshme për të tetën e finales.

Goli i Emil Forsberg, i shënuar në minutën e 67-të ishte fatal për Zvicrën, e cila rrezikoi disa herë, por nuk ia doli të shënonte.

Në fund të lojës, Michael Eng shkaktoi faull si lojtar i fundit dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, mbyllet eksperienca në “Rusia 2018” për Valon Behramin, Blerim Xhemailin, Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën me shokë. /Zëri/

Të rekomanduara