A do të bëhet Granit Xhaka për herë të dytë kampion botëror?

Botërori 2018 July 03, 2018 - 14:02
LAJMI I FUNDIT

Granit Xhaka e ka shijuar një herë ndjenjën e të qenit kampion botëror, shkruan Zeri.info.

Në fakt, mesfushori kosovar ishte shpallur kampion botëror me Zvicrën në Kampionatin Botëror U-17 që ishte mbajtur në Nigeri.

Image

Tash, futbollisti i Arsenalit po luan me sukses për Përfaqësuesen A të Zvicrës, e cila ka depërtuar deri në të tetën e finales së Botërorit dhe sot do të luajë me Suedinë për ta kërkuar një vend në çerekfinale.

Shpresojmë që Helvetikët, tek të cilët luajnë Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të kenë sukses në “Rusia 2018”. /Zëri/

Image

Të rekomanduara