Mendova që eliminimi i Gjermanisë ishte shaka

Botërori 2018 July 01, 2018 - 14:27
Detajet

Ivica Olic, ish-futbollisti kroat që pjesën më të madhe të karrierës e kishte kaluar në Bundesligë, ishte habitur shumë pas eliminimit të Gjermanisë nga Botërori në fazën e grupeve, transmeton zeri.info

Olic, i cili është ndihmës-trajner te Kroacia, kishte menduar se njerëzit po bënin shaka kur i thanë se kampioni në fuqi u eliminua nga Botërori.

“Nuk e pashë ndeshjen ndaj Koresë së Jugut sepse isha në stërvitje me skuadrën time. Pastaj e mora informatën. Mendova se ishte shaka. Nuk mund dhe nuk doja ta besoja”, deklaroi ai./Zëri

Të rekomanduara