Pas dështimit të Messit dhe Ronaldos, hapet gara për Top të Artë

Botërori 2018 July 01, 2018 - 10:54
Detajet

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë ndarë Topin e Artë që prej vitit 2008, por dominimi i tyre në krye të futbollit botëror është nën kërcënim serioz, pas dështimit të tyre në Kupën e Botës Rusia 2018.

Edhe pse asnjëri prej tyre kurrë s’e ka fituar këtë garë, ata kanë shkëlqyer në turne të mëdha për klubet dhe kombëtaret e tyre në të kaluar, por dështuan të linin shenja në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo shënoi het-trik për Portugalinë në ndeshjen e parë kundër Spanjës, para se të venitej dhe të mos krijonte as edhe një shans kundër Uruguait, ndaj të cilës u eliminua Portugalia e tij.

Messi, ndërkohë, nuk qe në gjendje ta barte një Argjentinë të goditur nga kriza, e cila gati sa nuk u eliminua qysh në fazë grupore.

Kylian Mbappe, Neymar, Harry Kane, Luka Modric dhe shumë yje tjera e kanë nisur shumë mirë Botërorin dhe mund të cilësohen si pretendentë për Topin e Artë, nëse vazhdojnë të kenë paraqitje të shkëlqyera edhe më tutje.

 

Të rekomanduara