Mësohet çfarë kishte të shkruar në atletet e Ronaldos në përballje ndaj Uruguait

Botërori 2018 July 01, 2018 - 08:22
Detajet

Cristiano Ronaldo kishte diçka të shkruar në atletet e tij në ndeshjen e 1/8 së finales të Kupës së Botës kundër Uruguait, dhe kjo është fotografuar nga mediat.

Ka qenë momenti kur Ronaldo ka patur një goditje dënimi për të goditur dhe çdo gjë shikohet qartë.

Gjithmonë ai kërkon që ta ketë familjen me vete dhe ka shkruar në këmbën e majtë Alana Martina dos Santos Aveiro dhe Eva Maria dos Santos, emrat e gocave të tij. 

Ndërsa në këmbën e djathë ai ka të shkruajtur emrat e djemve të tij Cristiano Junior dhe Mateo. 

Ronaldo dhe Portugalia e tij janë eliminuar nga Rusia 2018 pas humbjes 2-1 ndaj Uruguait

Image
Të rekomanduara