Serbët shkaktojnë probleme në rrugët e Vjenës, ja çka ju bën policia austriake! (VIDEO)

Botërori 2018 June 28, 2018 - 14:38

Tifozët serbë po tregohen mjaft problematikë, shkruan Zeri.info.

Pas përleshjes së tyre në Rusi me tifozët brazilianë, ata e kanë shkaktuar një tjetër incident, por këtë radhë në Austri.

Në fakt, pas ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Brazilit, tifozët serbë që kishin dalë për ta përcjellë nëpër lokale këtë ndeshje, kanë dalë në rrugët e Vjenës, përkatësisht në rrugën lagjen “Ottakringerstrasse”, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë brohoritur me thirrje nacionaliste.

Ata kanë gjuajtur mjete piroteknike dhe shishe në drejtim të policisë. Mirëpo, më pas ka reaguar policia austriake duke i ndjekur ata dhe duke i shpërndarë, duke e kthyer qetësinë në qytet.

Incidenti u shkaktua nga rreth 200 tifozë serbë që ishin të mllefosur me humbjen nga Brazili, transmeton Zeri.info.

Gjithashtu, mllefi i tyre ka ardhur pasi ditë më parë kur futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan me shqiponjë në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë. /Zëri/

Të rekomanduara