Marcelo flet për dëmtimin që e nxorri jashtë fushës

Botërori 2018 June 28, 2018 - 12:52
Detajet

Mbrëmja e djeshme ishte paksa tronditëse për Brazilin edhe pse në fund arritën të marrin një fitore të pastër 2:0 ndaj Serbisë. 

Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcelo pati probleme dhe u detyrua të dilte që në minutën e 10-të të lojës duke i frikësuar të gjithë në Brazil pasi ai është një nga lojtarët kyç të lojës. 

Por së fundmi Marcelo i ka qetësuar të gjithë “ Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet. Falë Zotit, nuk është dëmtim serioz dhe do të kthehem shpejt. Jam i lumtur për fitoren”, shprehet Marcelo. 

Brazili do të luajë në fazën tjetër me Meksikën, një kombëtare që ka treguar formë të jashtëzakonshme, përpos humbjes së fundit që pësoi.

Të rekomanduara