Zvicra - Kosta Rika 2:2 (Rastet dhe Golat)

Botërori 2018 June 27, 2018 - 22:59

Zvicra është kualifikuar në të tetën e finales së Botërorit pas barazimit 2:2 ndaj Kosta Rikës në xhiron e fundit të Grupit E, shkruan Zeri.info

Zvicra kualifikohet tutje nga vendi i dytë dhe në fazën e ardhshme të garave do të luajë kundër Suedisë, e cila e zuri vendin e parë në Grupin F.

Ishte futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili ai që hapi serinë e golave në minutën e 31-të.

Ndërkohë, në pjesën e dytë rezultatin në 1:1 e barazoi Kendall Waston në minutën e 56-të.

Epërsinë për zviceranët e riktheu Josip Drmic (77’).

Kurse portieri Yann Sommer realizoi një autogol qesharak pas gjuajtes së penaltisë së Bryan Ruizit pë rezultatin përfundimtar 2:2  /Zëri

Të rekomanduara