Fjalët e para të kancelares Merkel pas eliminimit të Gjermanisë

Botërori 2018 June 27, 2018 - 22:54
Flet Angela Merkel

Kampionja në fuqi, Gjermania, u eliminua nga Kupa e Botës 2018 në futboll, pasi u mposht nga përfaqësuesja e Koresë së Jugut me rezultat 2-0.

Për eliminimin e Gjermanisë, ka shkruar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në një postim në profilin e saj zyrtar në “Facebook”, kancelarja Merkel është shprehur e mërzitur.

“Shumë keq. Jemi të mërzitur të gjithë sot”, ka shkruar Merkel në “Facebook”.

Në vitin 2014 Gjermania ishte shpallur kampione e botës.

 

Të rekomanduara