Harry Kane – Dua Lipa, kjo nuk pritej

Botërori 2018 June 24, 2018 - 18:20
Kjo nuk pritej aspak!

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane ka shënuar hat-trick në ndeshjen e sotme kundër Panamasë, të cilën anglezët e fituan me rezultat 6:1.

Mirëpo, siç duket Kane është një admirues i madh i këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

Një televizion brazilian i kërkon çdo lojtari që shënon hat-trick që të përzgjedhë një këngë që më pas ajo të lëshohet në studio, shkruan GazetaBlic. Sot ishte radha e Harry Kane, i cili shënoi tre herë ndaj Panamasë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës.

Harry Kane kërkoi nga ekipi i TV brazilian që të lëshohej kënga e Dua Lipa dhe Calvin Harris “One Kiss”.

“Hmmm, unë nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën One Kiss nga Calvin Harris dhe Dua Lipa”, tha sulmuesi i Anglisë, Harry Kane.

 

Të rekomanduara