Video e rrallë: Ky ishte reagimi i serbëve kur Shaqiri shënoi gol

Botërori 2018 June 24, 2018 - 17:31
Publikohet një video

Të premten Zvicra e shënoi një fitore të madhe falë dy golave që i shënuan futbollistët kosovarë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, shkruan “Zeri.info”.

Kjo ndeshje bëri bujë e madhe mbi të gjitha për shkak të mënyrës së festimit të dy futbollistëve kosovarë.

Xhaka dhe Shaqiri nuk mundën t’i ndalnin emocionet dhe festuan duke e bërë me duar shqiponjën dykrenore, shkruan “Zeri.info”.

Mirëpo, ky veprim i dy futbollistëve ngjalli reagime të shumta nga serbët, por edhe vetë FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj dyshes kosovare.

Por, në një video e postuar në rrjetet sociale, shihet se si tifozët serbë i kanë ofenduar e fyer Xhakën e Shaqirin, duke ua treguar gishtin e mesëm atyre e duke i gjuajtur me gjësende të ndryshme, përcjellë “Zeri.info”.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /ZËRI/

Të rekomanduara