Ronaldo mëson Neymarin

Botërori 2018 June 23, 2018 - 19:51
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

utbollisti i Brazilit Neymar pas lëndimit që kishte pësuar në muajin Shkurt, është kthyer disa ditë parase të fillojë Kupa e Botës. Ai zhvilloi dy ndeshje miqësore dhe direkt është nisur për në Kupën e Botës, që po organizohet në Rusi.

Neymar në dy ndeshjet e para në fazën e grupeve është kritikuar për egoizmin e tij në fushë dhe për paraqitje të dobët.

2 herë fituesit i Kupës së Botës, Luis Nazario De Lima Ronaldo, po qëndron në Rusi dhe ishte protagonist i ceremonisë hapëse në Moskë. Ai gjithashtu po këshillon Neymarin për ndeshjes në fazën e grupeve duke e ndihmuar atë të përgatitet psiqikisht për lojë.

“Nuk mund të harrojmë se Neymari sapo është kthyer nga një lëndim i cili ka lënë 3 muaj jashtë fushës. Ai sapo ka filluar të marrë vetbesim. Ai po mundohet me të gjitha, të driblojë, vrapojë, të luftojë dhe të gjejë zgjidhje”, tha Ronaldo.

“Goli i shënuar do t’i dhurojë forcë që të jetë lider i “Selecao”, përfundoi Ronlado. /Insporti

Të rekomanduara