Kolarov nuk e përtyp dot festimin e shqiptarëve: Primitivë, jemi 10 vite përpara tyre

Botërori 2018 June 23, 2018 - 16:49
Lexo detajet

Zvicra ka fituar me rezultatin 2-1 takimin e djeshëm ndaj Serbisë, që ashtu siç edhe pritej ka shkaktuar shumë polemika me përfundimin e takimit.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë festuar me shqiponjë pas realizimeve të tyre dhe kjo ka ngjallur edhe reagimin e futbollistëve të Serbisë.

Një nga figurat më të njohura të kësaj Kombëtare, Kolarov, është shprehur se festime të tilla janë primitive.

“Ne jemi serbë dhe jemi përpara nivelit të tyre. Kishim të bënim me një primitivizëm. Ne jemi 10 vite përpara njerëzve që festojnë në këtë mënyrë, nuk është në nivelin tonë”, ka thënë Kolarov për “Sports Journal”./Tema

Të rekomanduara