Ja për çka i vjen keq Blerim Xhemailit!

Botërori 2018 June 23, 2018 - 00:17
LAJMI I FUNDIT

Blerim Xhemaili ishte protagonist i Zvicrës në pjesën e parë të ndeshjes me Serbinë, shkruan Zeri.info.

Por, fatkeqësisht jo për të mirë pasi ai i lëshoi tri raste ndaj serbëve.

Megjithatë, futbollisti shqiptar e dha kontributin e tij në fitoren 2:1 të ekipit Helvetik dhe ndihet mjaft i lumtur që gabimet e tij i përmirësuan bashkëlojtarët për t’i rrëmbyer tri pikë të arta.

“E kemi bërë një lojë mjaft të mirë. Ekipi ka demonstruar karakter edhe një herë. Kjo demonstron se për çfarë skuadre bëhet fjalë”, deklaroi futbollisti shqiptar nga Maqedonia, i cili u shpreh autokritik për faktin që nuk shënoi.

“Do të duhej të shënoja. Më vjen keq për këtë. Por, me këtë fitore e kemi fituar një vetëbesim mjaft të madh. Kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë, kështu që mund të shkojmë shumë larg”, përfundoi futbollisti i Bolognas. /Zëri/

Të rekomanduara