Shqiptarët e ‘kallin’ Gjenevën

Botërori 2018 June 22, 2018 - 23:37

Shqiptarët e kanë kallur qytetin zviceran, Gjeneva pas fitores së Zvicrës me rezultat 2:1 ndaj Serbisë, shkruan Zeri.info.

Gazetari shqiptar, Reshat Ibrahimi nga Maqedonia i ka publikuar dy fotografi ku shihet festa e shqiptarëve në Gjenevë pas fitores së madhe, e cila u sigurua nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që shënuan gola në ndeshjen e sontme.

“Sa po më shkroi dhe mi dergoi këto dy foto miku im nga Zvicra, Shenasi Fazlija. Më tha se rreth 150.000 mijë shqiptarë e zvicerianë sonte e kanë “kallë” Gjenevën, duke festuar fitoren historike kundër Serbisë prej 2-1. Ai më tha se gati 30 vite jeton dhe punon në Zvicër, por një festë të tillë si sonte nuk mbanë mend. “Shaqiri, Xhaka, Xhemaili dhe Behrami janë krenaria e popullit shqiptarë”, më tha miku im, Shenasiu, duke më treguar se deri sa po më shkruante nuk ka mundur t’i përmbajë lotët nga gëzimi”, ka shkruar Ibrahimi në “Facebook”. /Zëri/

Image

Të rekomanduara