Futbollisti serb i ngre në qiell Behramin me shokë

Botërori 2018 June 22, 2018 - 14:23
Ja çka thotë ai për futbollistët e Zvicrës

Futbollisti serb, Nemanja Matic ka thënë se Zvicra ka lojtarë të shkëlqyeshëm individualisht, përfshirë këtu edhe yjet nga Kosova, shkruan Zeri.info.

Kjo ndeshje ka zgjuar tensione para fillimit të saj duke e pasur parasysh se në të do të luajnë katër futbollistë shqiptarë kundër Serbisë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se çka na pret. Zvicra ka kualitete të mëdha në skuadër, ka lojtarë individualë të shkëlqyeshëm. Na pret një lojë e vështirë, por jemi të gatshëm për gjithçka”, ka thënë mesfushori i Manchester Unitedit. /Zëri/

Të rekomanduara