Futbollisti kroat: Argjentinasit vetëm qanin si vajza

Botërori 2018 June 22, 2018 - 10:55
Detajet

Mbrojtësi kroat, Sime Vrsaljko ka akuzuar argjentinasit se qanin si vajzat në ndeshjen e fituar 3:0 nga ekipi i tij.

Kroatët shkatërruan Argjentinën, ndërkohë që trajneri Jorge Sampaoli kishte thënë se skuadra e tij e kishte dominuar takimin ndaj ballkanasve.

“Nuk e di se çfarë ndeshje pa ai. Unë i pashë argjentinasit teksa binin në tokë dhe qanin si vajzat”, deklaroi Vrslajko.

“Ne ishim më të vendosur, më të mirë dhe kishim rastet më të mira”, shtoi ndër të tjera mbrojtësi./Zëri

Të rekomanduara