Tifozët rusë iu bashkohen serbëve kundër Zvicrës së shqiptarëve

Botërori 2018 June 22, 2018 - 10:38
Detajet

Tifozëve serb do t’iu bashkohen edhe ata rusë në përballjen e sotme kundër Zvicrës, transmeton zeri.info

Tifozët rusë do të jenë në përkrahje të serbëve në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E mes Zvicrës dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet në Kaliningrad, shkruan “Blick”.

Kjo sfidë, e cila do të jetë e veçantë edhe për shqiptarët, të cilët do të përfaqësohen me katër lojtarë në ekipin e Zvicrës, konsiderohet si një ndeshje e rrezikut të lartë.

“Nikoqirët do të japin një përkrahje speciale për tifozët tanë”, shprehen nga Federata Serbe e Futbollit./Zëri

Të rekomanduara