Lojtari i Kolumbisë kërcënohet me jetë sikurse Escobar në vitin 1994

Botërori 2018 June 21, 2018 - 20:30
Lexo detajet

Nga nevrikosja te kërcënimi! Në Kolumbi ka rënë alarmi për sulmet në rrjetet sociale ndaj Carlos Sanchez, “fajtor” për kartonin e kuq të marrë në Kupën e Botës, në minutën e tretë të ndeshjes së humbur kundër Japonisë.

Mesfushori, që luan me Fiorentina në Serie A, ka marrë disa kërcënime me jetë, si me mesazhe në telefon, ashtu edhe në “Instagram” apo “Facebook”, duke i thënë se do të përfundonte si Andres Escobar, mbrojtësi i vrarë në vitin 1994, pas eliminimit të Kolumbisë në Kupën e Botës 2014.

Mesazhet i janë dorëzuar policisë së Kolumbisë, e cila ka nisur hetimet ndaj personave që kanë vepruar në të tillë mënyrë.

Sipas “BLU Radio” edhe Interpol është shqetësuar dhe ka nisur të punojë për mbrojtjen e Carlos Sanchez. /Lajmi.net/

Të rekomanduara