Danimarka dhe Australia ndajnë pikët

Botërori 2018 June 21, 2018 - 15:49
Detajet

Danimarka dhe Australia kanë barazuar me rezultatin 1:1 në takimin e xhiros së dytë në grupin C, transmeton zeri.info

Danezët kaluan të parët në epërsi me anë të Christian Eriksenit qysh në minutën e 7-të.

Ndërkohë, golin e barazimit për australianët e shënoi Mile Jedinak nga penaltia në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, Australia bëri një lojë mjaft të mirë dhe pati raste shumë të volitshme për shënim, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar./Zëri

Të rekomanduara