Messi më i mirë se Maradonna

Botërori 2018 June 21, 2018 - 13:40
Detajet

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi mund të jetë njëri prej lojtarëve më të urryer nga tifozët e Real Madridit, por Sergio Ramos e ka lavdëruar argjentinasin, transmeton zeri.info

Mbrojtësi i Real Madridit shprehet se në Argjentinë e dinë se lojtari më i mirë në historinë e kombit të tyre është Messi dhe se ai është shumë vite para Diego Maradonas.

Messi ishte kritikuar shumë pas barazimit 1:1 të Argjentinës ndaj Islandës në ndeshjen e xhiros së parë të grupit D pasi që kishte humbur edhe një penalti që mund t’ia kishte dhënë fitoren ekipit të tij.

“Në Argjentinë të gjithë e dinë se Maradona është vite drite larg lojtarit më të mirë argjentinas në histori, që për mua është Lionel Messi”, ka deklaruar Ramos.

Kjo deklaratë e reprezentuesit spanjoll vjen vetëm pak kohë pasi që Maradona kishte deklaruar se kapiteni i Real Madridit nuk është një lider i vërtetë. Legjenda argjentinase madje kishte thënë se mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin është më i mirë sesa Ramosi./Zëri

Të rekomanduara