Kombëtarja serbe ia ka frikën Shaqirit me shokë, Saviçeviç: Shqiptarët e Zvicrës do të jenë super të motivuar kundër nesh

Botërori 2018 June 20, 2018 - 15:08
Detajet

Futbollisti legjendar, dikur anëtar i ekipit serb në vitin 1998, beson se skuadra e Mladen Krstajiç mund të mposht Zvicrën në një lojë të rëndësishme.

Lojtarët e kombëtares të Serbisë do të luajnë një lojë kyçe për fazën e eliminimit të Kupës Botërore të premten pasdite. Do të jetë “më shumë se një lojë” kundër ekipit zviceran, i cili ka një numër të madh të shqiptarëve të natyralizuar, të cilët janë veçanërisht të motivuar për një duel kundër Serbisë, raporton Arbresh.info.

Dejan Saviçeviç, thotë se Serbia ka cilësinë dhe njohurinë për ta mposhtur Zvicrën.

Ai tha se Kolarov do ta mbajë pa problem Xherdan Shaqirin, i cili për Saviçeviçin është lojtari kyç i Zvicrës

Të rekomanduara