Belgjika duhet të përmirësohet

Botërori 2018 June 20, 2018 - 12:42
Detajet

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez beson se ekipi i tij ende duhet të përmirësohet në lojë, transmeton zeri.info

Martinez ishte shprehur i kënaqur me fitoren 3:0 ndaj Panamasë të hënën, por, bën thirrje që ekipi të bëj një paraqitje edhe më të mirë ndaj Tunizisë të shtunën.

Belgjika shihet si njëra prej përfaqësuese favorite këtë vit në “Rusia 2018”, por Martinez kërkon më shumë nga lojtarët e tij.

“Nëse do të më thoshit para ndeshjes se do të fitonim me një avantazh prej tre golash, që do të shënonim tre gola të bukur nga loja e hapur, që do të mbanim portën e paprekur, do të thosha se kjo është pikërisht ajo që donim”, deklaroi Martinez.

“Ju nuk duhet të kërkoni për të përkryerën. Ne duhet të përmirësohemi, sigurisht. Ne duam të përmirësohemi, kemi nevojë për përmirësim. Mendoj se tre ndeshjet në fazën e grupeve, janë për ne që të përmirësohemi mendërisht, teknikisht dhe në anën taktike”, shtoi ish-trajneri i Evertonit, Wiganit dhe Swanseas.

“Mendoj se fizikisht jemi shumë të fortë, ne u përmirësuam në lojë në pjesën e dytë, ne ndiheshim fizikisht më të fortë, që është një shenjë e mirë”, u shpreh strategu spanjoll.

Të rekomanduara