Mbyllet me rezultat befasues ndeshja Kolumbi – Japoni

Botërori 2018 June 19, 2018 - 15:52
LAJMI I FUNDIT

Është mbyllur me rezultat befasues ndeshja ndërmjet Kolumbisë dhe Japonisë, e vlefshme për Grupin H të Botërorit, shkruan Zeri.info.

Japonia ka fituar me rezultat 2:1, në një ndeshje jo fort interesante.

Kolumbianëve iu ka kushtuar me humbje ndëshkimi me karton të kuq qysh në minutën e tretë i Carlos Sanchez.

Shinji Kagawa shënoi nga penalltia në minutën e gjashtë për ta kaluar Japoninë në epërsi.

Kurse, Juan Quintero realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 39-të për ta barazuar përkohësisht rezultatin në 1:1.

Mirëpo, “Samurai” nuk hoqën dorë dhe e gjetën golin e fitores përmes Yuya Osako, që realizoi në minutën e 73-të.

Kjo ishte hera e parë që Japonia e mposht një ekip jug-amerikan në Kampionat Botëror. /Zëri/

Të rekomanduara