Kolumbia – Japonia, kështu mbyllet pjesa e parë

Botërori 2018 June 19, 2018 - 14:49
LAJMI I FUNDIT

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Kolumbisë dhe Japonisë, e vlefshme për Grupin H të Botërorit, shkruan Zeri.info.

Skuadrat po barazojnë 1:1 pas 45 minutave lojë.

Kolumbianët kanë mbetur me një lojtar më pak që nga minuta e tretë kur Carlos Sanchez u ndëshkua me karton të kuq.

Shinji Kagawa shënoi nga penalltia në minutën e gjashtë për ta kaluar Japoninë në epërsi.

Kurse, Juan Quintero realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 39-të për ta barazuar rezultatin. /Zëri/

Të rekomanduara